Lushtaku thotë se ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës, e kanë mirënjohjen dhe respektin më të thellë.

“Në ditën e përkujtimit të 87 dëshmorëve e martirëve të fshatit Polac, shprehim mirënjohje e respekt të thellë për të gjithë këta burra e gra, pleq e fëmijë nga Polaci i Hasan Prishtinës, që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë së Kosovës. Kujtimi për ta do të mbetet i paharruar. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Lushtaku në Facebook.