Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 100, Mergim Lushtaku ka marrë në tubimin madhështor të kësaj partie në Mitrovicë.
Me këtë rast, ai në Facebook ka shkruar se kryetari i dëshmuar i Mitrovicës, Bedri Hamza do të bëhet kryeministër.
“Mitrovica gjithmonë ka kontribuar për Kosovën, e kësaj radhe, kryetari i dëshmuar i Komunës së Mitrovicës, do të bëhet Kryeministër”, ka shkruar Lushtaku.