Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka kërkuar që Prokuroria Speciale t’i thërras menjëherë për intervistim kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Në një postim në Facebook, ai thotë se ky rast duhet të zbardhet sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit.
Postimi i plotë:
Sa është e sinqertë VV në raport me Astrit Deharin?!
A u përdor i njejti vetëm për kauzë politike?!
Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, sepse Haki Abazi në konferencën e tij tha mjaftueshëm dhe ngriti dyshime të arsyeshme.
Ky rast duhet të zbardhet me patjetër sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit!
Mergim Lushtaku