Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci për shitjes të drogës në Shqipëri.
Lushtaku ka kërkuar që kryeministrit Albin Kurti dhe dy ministrave t’i bëhet testi i drogës.
“Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim! Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë.Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.