18 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Lushtaku ka një porosi për opozitën nga oborri i Kuvendit të Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thanë se partia pjesë e së cilës është, nuk do të votojë kryetarin e Kuvendit, në seancën konstituive e cila do të mbahet nesër.

“Qendrimet e mija janë dhe ato të PDK-së. Ne nuk do të marrim pjesë në votim, derisa nuk kemi zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën. Zgjedhje të qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza, si udhëheqës i Qeverisë dhe me këtë besoj se do të krijohet stabiliteti dhe qendrueshmëria në vend”, tha ai.

Ndërsa pati dhe një porosi për opozitën.

“Ne i bëjmë thirrje individuale dhe publike, por sigurisht ka dhe takime të ndryshme. Iu bëjmë thirrje që të ketë një qendrueshmëri në premtimet që kanë bërë, sa i përket moszgjedhjes së kryeministrit Kurti”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit