0.6 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Lushtaku ia kthen rëndë Matoshit: Është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike

- Advertisement -

“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët. Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë.

Nëse ka dikush vërejtje për punën dhe angazhimin tonë, le të flasin me fakte”, tha Lushtaku.

Deputetja Adriana Matoshi kishte ironizuar publikisht me Sami Lushtakun dhe djalin e tij, Mergim Lushtakun, përmes një postimi satirik në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se djali i Lushtakut thotë për babanë e tij: “Baba jem e han hekrin”, duke e krahasuar me figurën tjetër politike, Afrim Roboti. Matoshi pyet në mënyrë ironike nëse Lushtaku mund të bëhet kryetar i PDK-së dhe paralajmëron ndjekësit të mos e shkruajnë nëse nuk e marrin seriozisht. Postimi ka ngjallur reagime të ndryshme dhe humor në debatet politike.

Të ngjashme

Të fundit