Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj zëvendësministrit të Vetëvendoajes Hysen Durmishi për akuzat që ai sonte ka bërë gjatë një interviate në ATV, raporton Scanner.
Lushtaku tha se për të shpërqendruar vëmendjen ng skandali i tyre, “disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për shpifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun”, tha Lushtaku.
“Ditëve të fundit ka shpërthyer afera në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky supërskandal ka emër e mbiemër. Ajo është e lidhur direkt me udhëheqësit e kësaj ministrie. Fillimisht do të përgjigjeni në gjykatë për skandalin e përgjimeve rreth dallavereve që ju i bëni në Ministri. Ju jeni hajna të pafytyrë. Albin lidhi zagarët!”, ka shkruar ai.