2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Lushtaku i PDK-së ngrit dyshime për lidhje financiare të pushtetit të Kurtit me serbët!

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur dyshime që pushteti i Albin Kurtit mund të ketë implikime financiare me Serbinë.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka quajtur të gabuar bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari me terroristin, Milan Radojqiq.

“Në seancë parlamentare kemi kërkuar të kemi debat për këtë skandal që e ka përfshi Kosovën gjatë qeverisjes së Kurtit dhe vet Parlamentin. Po shihet qartë që ka pas dyfytyrësi që nga ardhja e Vetëvendosjes pasi kanë thënë që s’ka koordinim me Listën Serbe”, u shpreh ai.

Lushtaku aludon se përpos bisedës, pushteti i Vetëvendosjes mund të shkoj edhe më larg me bashkëpunim me serbët.

“Neve na bënë të dyshum që ka edhe fakte të tjera që ata kanë koordinime të tjera ndoshta financiare dhe për denigrimin e shtetit të Kosovës dhe shumë vlerave  të rëndësishme siç janë veteranët e luftës dhe UCK-ja”, ka thënë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit