28.9 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Lushtaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën përçarje e sanksione

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se ky qytet nuk bëhet kurrë me ata të cilët Kosovës i sollën përçarje e sanksione.

Ai ka thënë se në këtë komunë nuk do ta mbështesin ata që sipas tij qytetin e lanë pa ujë të pijshëm me të ardhur në pushtet.

Lushtaku kështu është shprehur në një postim në Facebook pas takimeve që ka mbajtur në , Polac, Kryshefc, Klinë e Epërme, Marinë e Makërmal.

“Skenderaj nuk është e nuk do të bëhet kurrë me ata të cilët sapo erdhën në pushtet, na e ndalën projektin e furnizimit me ujë në Brus, i cili do të zgjidhte problemin e furnizimit me ujë për qytetin dhe fshatrat e Skenderajt, e të cilët sot pa fije turpi premtojnë “Pendën e Kuqicës”. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që as FSK-në nuk e dërguan kur ndodhi fatkeqësia natyrore e vërshimeve e 19 janarit 2023, e nuk kompenzuan mbi 10 milionë euro dëme në infrastrukturë publike e private. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që nuk mbahen mend për asnjë projekt infrastrukturor e zhvillimor në Kosovë. Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit