7.6 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Lushtaku i kundërpërgjigjet Haradinajt: Ka përfunduar koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e kryeministrit si dhuratë me rrotacion

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka  dalë kundër idesë së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar që posti i kryeministrit të ndahet me rrotacion në mes të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Lushtaku ka thënë se ka kaluar koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e kryeministrit si dhuratë me rrotacion.

Ai ka vlerësuar se vetëm me Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtet është i mundur.

“Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe. Është koha për një udhëheqje që sjell stabilitet dhe zhvillim të vërtetë ekonomik, për arsim cilësor dhe sistem shëndetësor që vendos qytetarin në qendër. Me Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtetë është i mundur. Ai nuk premton kot, por punon për një Kosovë të drejtë dhe të fortë. Kosova meriton ma mirë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit