Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit.
Lushtaku ka cituar një ligj, duke thënë se kur nuk arrihet ky qellim, përgjegjësia mbetet e shtetit.
“Në ligjet tona pozitive është e përcaktuar se “Ekzekutimi i sanksioneve penale ka për qëllim risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri dhe përgatitjen e tij për jetë, si dhe për sjellje të përgjegjshme. Kur ky qëllim nuk arrihet, përgjegjësia mbetet e shtetit.” – ka shkruar Lushtaku.
Ai tutje ka thënë se Hajrizi kishte bërë thirrje dhe ishte lutur që ti jepet shansi për jetesë.
“Faton Hajrizi kishte mbajtë mbi 17 vite burg që nga koha e “drejtësisë” së UNMIK-ut, por prap kishte bërë thirrje dhe ishte lutur që ti jepet shansi për jetesë, qoftë edhe në burgje, vetëm të i garantohej trajtim dinjitoz. Ngushëllime familjes së Faton Hajrizit!” – ka përfunduar Lushtaku.