24.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Lushtaku fton ‘të mendohet me kokëftohtësi’ se si të dilet nga ngërçi në Kuvend

- Advertisement -

Vetëvendosja nuk ka shumicë të thjeshtë parlamentare për të kaluar – tash e katërmbëdhjetë seanca – kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit.

Edhe sot u ndërpre për 48 orë seanca konstitutitive për të vazhduar të martën me serinë e njëjtë të dështimeve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka ftuar të mendohet, siç tha ai, “me kokëftohtësi” për të dalur nga ngërçi.

“Duhet të mendojmë me kokëftohtësi dhe të dalim nga ky lëmsh”, tha Lushtaku para gazetarëve.

Të ngjashme

Të fundit