14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Lushtaku falënderon votuesit: Rruga jonë vazhdon me vendosmëri dhe besim

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka falënderuar votuesit e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është hera e katërt që votuesi i beson përfaqësimit të tij.

Faleminderit për besimin – Koha për angazhim edhe më të madh!

Me përulësi dhe mirënjohje ju falënderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme! Kjo është hera e katërt që më besoni përfaqësimin tuaj, dhe rritja e mbështetjes suaj më motivon edhe më shumë për të punuar me përkushtim, përgjegjësi dhe vendosmëri.” – ka shkruar Lushtaku.

A tutje ka thënë se besimi i votuesve nuk është vetëm ndër, por një obligim i madh për të çuar përpara punët.

Besimi juaj nuk është vetëm një nder, por një obligim i madh për të çuar përpara punët, për të mbrojtur interesat e qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. Sfida për të bërë ndryshime reale kërkon angazhim të pandalur, vizion të qartë dhe vendime të guximshme.”

“Rruga jonë vazhdon me vendosmëri dhe besim! Çdo sfidë është një mundësi për të dëshmuar se me bashkim dhe përkushtim mund të arrijmë më shumë. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj!” – ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit