Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Lushtaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ky pranim vie nga politikani i cili ka përdorur secilën metodë kundër Asociacionit, teksa e i jep një epitet Kurtit.
“Fatkeqësisht, Politikani i cili nuk ka lënë asnjë metodë të veprimit pa përdorur për luftimin e Zajednicës, sot e pranoi atë, pa njohje të Kosovës nga Serbia. Ky kryemashtrues e ka emrin Albin Kurti. Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës”, ka shkrua ai.
Postimi i plotë:
Fatkeqësisht, Politikani i cili nuk ka lënë asnjë metodë të veprimit pa përdorur për luftimin e Zajednicës, sot e pranoi atë, pa njohje të Kosovës nga Serbia.
Ky kryemashtrues e ka emrin Albin Kurti. Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës.
Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti!
Mergim Lushtaku