Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 100, Mergim Lushtaku, ka marrë mbështetje nga banorët e Klinës së Mesme të Skenderajt në garën edhe për një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shkruar në Facebook se mbështetja që ka marrë është forcë e madhe për të ecur përpara me vendosmëri për realizimin e vizionit të PDK-së për një Kosovë më të mirë.
Postimi i plotë:
Si gjithmonë, Klina e Mesme dëshmon shpirtin e saj mikpritës dhe besimin e palëkundur!
Mbështetja juaj e sinqertë sot është jo vetëm një frymëzim, por edhe një forcë e madhe për të ecur përpara me vendosmëri dhe energji të reja.
Me këtë frymë bashkimi dhe përkushtimi të përbashkët, do ta realizojmë vizionin tonë për një Kosovë 100% #MaMirë!
Bashkë për progresin dhe për të ardhmen tonë të përbashkët!