Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku ka thënë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale.
Duke ironizuar me sondazhet e publikuara së fundi, ai ka publikuar disa fotografi nga takimet e partisë së tij me qytetarët, duke thënë se këto janë sondazhet e vërteta.
“Ju prezantoj sondazhet e vërteta! Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale. Shihemi me 9 shkurt ”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.