20.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Lushtaku: Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me dy ish-kryetarët e PDK’së që po mbahen në Hagë.

Lushtaku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e quajti “të lig dhe të paftyrë” Kurtin, duke thënë se po e bën maksimumin për t’i dëmtuar Thaçin e Veselin në procesin gjyqësor.

Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.Albin ‘misionari’ flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, thuhet në reagimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit