Shqiptaro-amerikani, Uk Lushi, ka reaguar pas postimit të fundit të presidentit Trump i cili tha se do të merret sërish me zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Lushit, Trump teknikisht ka thënë që zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë kam filluar me njerëzit e UÇK-së dhe me ta do ta mbarojë.
Postimi i plotë:
Presidenti Trump teknikisht tha:
“Zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë e kam filluar me njerëzit e UÇK-së dhe me ta do ta mbaroj.”
Paqja në Ballkan ratifikohet kur ka paqe mes dy kombeve kryesore ballkanike— shqiptarëve dhe serbëve.
Paqja serbo-shqiptare për Ballkanin do të ketë efekte pozitive si paqja gjermano-franceze për Europën Perëndimore. Pa këtë paqe serbo-shqiptare rrezikohet paqja e krejt Europës.
Zhvillime dhe veprime të reja janë në horizont dhe angazhimi i ri i Amerikës është hap shumë pozitiv.