Aktivisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka komentuar bisedat telefonike mes Zdenka Punper dhe agjentit të BIA-s serbe, Nazim Bllacës.
Sipas tij, EULEX ka vdekur në thelb pas këtyre emisioneve.
Postimi i plotë:
Seria e emisioneve “Brenda laptopit të Bllacës” duhet të tronditë çdo ndërgjegje shqiptari.
Këto emisione ridëshmojnë që të huajt vazhdojnë të luajnë me ne sikur me minj laboratori dhe të na mbajnë nën tutelë sepse nuk ka mjaftueshëm shqiptarë që nuk pranojnë tutelën.
Nazim Bllaca është shëmtia shqiptare që nga shumë shqiptarë është parë si bukuri shembullore. Ndër shqiptarë ende shumë i urrejnë heronjët dhe glorifikojnë spiunët dhe tradhëtarin.
Ermal Panduri meriton mirënjohje për ekspozimin trimëror dhe faktik.
Eulex në thelb ka vdekur pas këtyre emisioneve. Çdo vend dhe çdo komb një pranie të tillë të huaj dhe të ndyer do t’i jepte 24 orë të largohej dhe do të fillonte aktakuzat ndaj kriminelëve si Salustro e shumë si ai.
Por në Kosovë nuk ka as pushtet e as shtet. Nuk ka as qytetarë. E për intelektualë që ngrisin zërin as të mos flasim.
Prandaj jemi ende si jemi derisa të guxojmë të jemi si janë krejt njerëzit dhe kombet e lira.