Opinionisti Uk Lushi ka bërë me dije se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk sjell ndonjë ndryshim të madh.
Ai është shprehur i shqetësuar se ky proces do të sjellë largimin e shumë shqiptarëve nga Kosova.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të njëjtën gjë e ka përjetuar edhe Shqipëria.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk sjell asnjë ndryshim, përpos largimit të më shumë shqiptarëve nga Kosova. Europa do fuqi punëtore të re dhe të lirë në vend se të sjellë investime në Kosovë apo Ballkan. Nëse doni evidencë shihni Shqipërinë para dhe pas liberalizimit. Por kjo qasje shkurtpamëse e Europës, shqiptarëve dhe Ballkanit, në aspektin afatgjatë, do të ketë pasoja jo të mira për kontinentin dhe gadishullin”, ka shkruar Lushi.