15.6 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Lushi: Kurti mund t’ia bëjë vetëm një shërbim dhe të fundit kontribut Kosovës — duke u larguar krejtësisht nga politika

- Advertisement -

Ish-eprori i UÇK-së nga Batalioni “Atlantiku”, Uk Lushi ka komentuar videon e kryeministrit Kurti me komedianët rusë.

Sipas Lushit kjo video përbën një skandal për kryeministrin Kurti, pasi që sipas tij, Kurti ka gënjyer dhe është treguar naiv.

Lushi ka thënë se nëse Kurti mban kësi takime edhe me përfaqësuesit tjerë atëherë ai përbën rrezik për Kosovën dhe kombin shqiptar.

“Skandali dhe mashtrimi i Kurtit nga rusët Vovan dhe Lexus është goditje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kurti duke u gënjyer kaq lehtë ka kallxuar që është leshko dhe naiv. KM Kurti ka rënë në provim sidomos për fjalët e pamençura për Amerikën. Ai ka treguar se nuk di të mbajë gardën diplomatike dhe as të sigurisë për shtetin e Kosovës dhe nëse flet kaq budallakisht për Amerikën dhe përfaqësuesit e saj në takime diskrete biletarale të vërteta ai rrezikon interesin e Kosovës dhe kombit shqiptar. Kurti nuk di. Kurti nuk e kupton politikën e jashtme. Kurti është amator. Kurti mund t’ia bëjë vetëm një shërbim dhe të fundit kontribut Kosovës— duke u larguar krejtësisht nga politika. Çfarë turpi që bie edhe mbi qeverinë dhe shtetin e Kosovës! Kush janë idiotët në kabinetin e tij që nuk mund verifikojnë një bisedë!?! Mjerë Kosova në duar të çfarë amatorëve ka rënë! Zot ndihmoje Kosovën!”, thuhet në postimin e Lushit në Facebok.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit