Veprimtari Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar Albin Kurtin për kapje peng të shtetit.
Ajo ka bërë me dije se ky veprim nuk tregon sa i fort është Kurti, por sa i dobët është shteti i Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se shteti nuk po bën asnjë lëvizje për të penguar Kurtin.
“Fakti që individi Albin Kurti e ka kapur shtetin e Kosovës peng nuk tregon sa i fortë është Kurti, por sa i dobët është shteti. Individi Kurti mban edhe pozicion ekzekutiv edhe legjislativ dhe shteti nuk bëzan e as lëvizë. Individi Kurti mund të ndihet komod në arrogancën e tij të pështirë, ama vetëm derisa populli, nga i cili buron mekanizmi shtet, nuk e vendosë të veprojë. Populli ka durim, mirëpo kur t’i soset durimi të sosë! Kush e detyron popullin të ndërhyjë në punë të shtetit dihet si përfundon!”, ka shkruar Lushi.