Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kërkua nga Kosova dhe Shqipëria që të heqin tarifën doganore ndaj produkteve amerikane.
Ai ka treguar shqiptarët importojnë nga ShBA kryesisht teknologjike, kurse eksportojnë produkte gjenerike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar efektit e këtij veprimi.
“Republika e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ulin tarifat me Amerikën në zero sa më shpejt. Shqiptarët importojnë nga ShBA kryesisht teknologji që mundëson transferimin teknologjik të të dy ekonomive shqiptare kurse eksportojnë produkte gjenerike. Duke ulur tarifat, Amerika përfiton, por Prishtina dhe Tirana përfitojnë disa herë më shumë. Koha për kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama të bëjnë mirë për ekonomitë tona dhe qytetarët në të dy shtetet tona. Ky veprim i duhur do të lëvizë dhe Washingtonin të heqë tarifat kundrejt të dy republikave shqiptare. Sa më shpejt aq më mirë!”, ka shkruar Lushi.