3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Lushi: Kampi Bondsteel do të mbetet në Kosovë

- Advertisement -

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka reaguar ndaj shkrimit të gaztës “Bild”, e cila flet për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosovës.

Ai ka vlerësuar se lajmet e tilla janë luftë hibride kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se Kampi Bondsteel do të mbetet në Kosovë.

“Lajmet e rrejshme se gjoja ushtarët e NATO-s do të largohen nga Kosova janë luftë (hibride) kundër Presidentit Trump, Amerikës dhe shqiptarëve. Kampi Bondsteel do të mbetet në Kosovë dhe Amerika nuk do ta braktisë Kosovën sepse prania në Kosovë është interes amerikan. Kosova as nuk do dhe as nuk mundet askush ta largojë nga sfera e influencës dhe Familja Amerikano-Europiane. Mos bini pre e propagandave!”, ka shkruar Lushi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit