17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Lushi: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të lirohen në vitin 2025

- Advertisement -

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA-së, ka paralajmëruar se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të lirohen shumë shpejt.

Ai është shprehur i bindur se Hashim Thaçi dhe të tjerët do të lirohen në vitin 2025.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ngadhënjimi i drejtësisë në Gjykatën Speciale do të jetë sakrifica e fundit e UÇK-së.

“E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris: themeluesit kryesorë të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, bashkë me bashkveprimtarë të tyre, do të jenë të lirë në Prishtinë në vitin 2025. Ngadhënjimi i drejtësisë në Speciale do të jetë sakrifica e fundit e UÇK-së. Fitorja e shtetarëve të Kosovës në Hagë do të jetë më së shumti fitore e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Specialja do të jetë vula e fundit historike për ndërmarrjen më të sukseshme ushtarake shqiptare të shekullit XX. Prej viti 2025 historia e UÇK- së mbyllet në sirtarët e arkivave dhe kombi shqiptar vazhdon rrugëtimin e tij me pastërti të vërtetuar universalisht. Nuk do të këtë shqiptar që nuk do të gëzohet më 2025 kur burrat tanë ndër më të mirët do të riecin në Sheshin Nënë Tereza!”, ka shkruar Lushi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit