0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Lushi: Gjykata Speciale t’i bastisë varrezat e familjes Jashari dhe të dëshmorëve për të gjetur evidencën e turpit të saj

- Advertisement -

Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar bastisjes e fundit të Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet t`i bastisë edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe shtëpitë e çdo shqiptari për t`i gjetur evidencat e turpit të saj, shkruan Nacionale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal.

“Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz. Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e presidentes Osmani. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe babait të tij. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpitë e çdo shqiptari kudo në botë. Në to gjen evidencën e turpit të saj. Të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal”, ka shkruar Lushi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit