25.9 C
New York
Thursday, July 24, 2025

Buy now

Lushi: Deri kur do ta durojnë shqiptarët kryecungun Albin Kurti

- Advertisement -

Uk Lushi, ish-ushtar i UÇK-së dhe veprimtar në SHBA, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të VV-së dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti, përmes një postimi ku e akuzon për ngecjen e zhvillimit të Kosovës dhe për politikë të vogël në kohë globale përparimi, shkruan Periskopi.

Lushi e ka quajtur Kurtin “kryecung”, teksa e ka krahasuar ecurinë e Kosovës me zhvillimet revolucionare në botën moderne, Lushi shkruan:

“Bota e zhvilluar po merret me gjëra revolucionare si AI, CRISPR, biologjia sintetike, kriptovalutat dhe stablecoins si komplement apo alternativë e monedhave fiat, Fin Tech, Machine Learning, Quantum Computing, VR, AR e deri te robotët.

Kurse Albin Kurti po merret me politikë të vogël dhe i ka ngulur këmbët si gomari në baltë dhe thotë: Kosova dhe kombi shqiptar nuk lëvizin një hap para pa e bërë unë Albulena Haxhiun Kryekuvendare personale!!

Çfarë fati i zi për kombin shqiptar në Kosovë që në shekullin 21 në ballë ka një njeri me mendësi bizantine dhe mesjetar.

Deri kur do ta durojnë shqiptarët këtë kryecung?”.

Të ngjashme

Të fundit