9.3 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Lushaku: Shkollat pa rrymë e kuzhina e kryeqytetit pa para për bukën që u shërbehet fëmijëve në çerdhe dhe shkolla

- Advertisement -

Jehona Lushaku nga LDK ka akuzuar Qeverinë se ka bllokuar buxhetin për Prishtinën e si pasojë shumë shkolla janë pa energji elektrike.

Madje ajo shkruan edhe se kuzhina e kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla.

“Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën! Shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse Qeveria Kurti ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës; Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla, për shkak se qeveria nuk i ka alokuar buxhetin vetanak Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Lushaku.

Për këtë ajo thkeson se partitë dhe politikanët me mendësi bllokuese, duhet të përjashtohen.

“Shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës! Askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siq po e bllokon Qeveria Kurti për qëllime elektorale! Partitë e politikanët me mendësi BLLOKUESE, duhet të përjashtohen! Është koha e vazhdimit të zhvillimit të Kryeqytetit me projekte të mëdha dhe jo stagnimit. Fëmijët e Prishtinës meritojnë investime nga paratë e prindërve të tyre!”, përfundon shkrimin Lushaku.

Të ngjashme

Të fundit