10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lushaku Sadriut: Secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar

- Advertisement -

Kryetarja e Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku- Sadriu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Lushtakut, në fillim të këtij muaji secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar.

‘’Në këtë fillimmuaji, secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar; pagat e tyre janë zvogëluar duke ua hequr edhe shtesat’’, ka thënë Lushtaku-Sadriu.

Më tutje ka thënë se Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë.

‘’Çmimet e produkteve janë ngritur dhe gjërat esenciale po bëhen të papërballueshme për shumicën. Çdo ditë, mbijetesa po bëhet sfidë në Kosovë, e në anën tjetër, Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë’’, thotë Lushtaku-Sadriu.

“QEVERI E KOSOVËS një pyetje po e shtroj çdo ditë për ju. A jeni të vetëdijshëm që me paaftësinë e juaj i keni varfëruar qytetarët?!, ka shtuar më tutje deputetja e LDK-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit