26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Lushaku-Sadriu: Zgjidhja vjen vetëm përmes marrëveshjes politike

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar se konstituimi i Kuvendit mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje politike, raporton Ekonomia Online.

Ajo u bëri thirrje partive që të reflektojnë, veçanërisht partisë së parë, të cilës i atribuohet përgjegjësia kryesore sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk do ta lejojmë cenimin e rendit kushtetues. Ne do të përdorim çdo mjet demokratik për ta çuar përpara këtë proces”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu shtoi se vota e deputetëve duhet të jetë e bazuar në bindje, dhe pa marrëveshje nuk mund të ketë zgjidhje politike.

“Shpresoj që ka pasur reflektim që partia e parë e ka kuptuar rolin dhe përgjegjësinë e saj dhe rolin e saj edhe me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila dedikon, ia sqaron, ia vizaton përgjegjësinë që e ka kundrejt qytetarëve. Vetëm me marrëveshje politike mund të prodhohet zgjidhje politike. Do të bëjmë çdo veprim që është demokratik që të arrijmë qëllimin tonë për konstituimin e Kuvendit, që i takon obligim çdo deputeti, por përgjegjësia i takon partisë së parë. Nuk do ta lëmë të cenohet rendi i Kushtetutës së Kosovës, vendi ynë është demokratik dhe respektohen rregullat e demokracisë. Nuk duhet të lejohet askujt me cenuar. Votat janë të njëjta si për qeveri, ne jemi të njëjtët deputetë, ne votojmë me bindje. Kur jemi të bindur që propozimi për kryeparlamentar nuk është i duhur, ne jemi të bindur edhe qeveria nuk është më e mirë për të qeverisur në Kosovë. Ajo që duhet të synohet është marrëveshja politike”, shtoi Lushaku.

Të ngjashme

Të fundit