Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK Jehona Lushaku-Sadriu, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Komerciale për të ndaluar punimet në “Rrugën A”.
Lushaku-Sadriu, thotë se ‘vendimi i sotëm i Gjykatës Komerciale për të ndaluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë është tendencë për të minimizuar punët e mira që po bën kryetari Përparim Rama’.
“Vendimi i sotëm skandaloz për stopimin e punëve në Rrugën A në Prishtinë është tendencë për te minimizuar punët e mira për qytetarët, që po bën qeverisja komunale dhe kryetari Perparim Rama”, shkroi Sadriu.
“Kjo tendencë, për të vënë në funksion edhe familjarët e deputetëve për të dëmtuar sukseset e projekteve komunale të LDK-së, është e paprecedentë, e rrezikshme dhe duhet ndaluar menjëherë”.
“Politikat dhe qeverisjet në nivele të ndryshme brenda një shteti duhet të synojnë të mirën e qytetarëve e jo luftë partiake të rrezikshme për shtetin!”
“Funksionimi demokratik i shtetit duhet mbrojtur! Kosova nuk është pronë qeverisëse e VV-së!”.