Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur situatën një goditje ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë në vend.
Ajo e cilësoi VV-në si të papërgjegjshëm, duke theksuar se po injorojn jo vetëm rregullat themelore të demokracisë, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Rendi kushtetues dhe demokracia e Kosovës e ndërtuar me shumë mund nga të gjithë ne, të cenohet nga një grup politik të cilët janë të papërgjegjshëm, nuk respektojnë aspektin elementar të Kushtetutës dhe së fundmi as këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ne do të sillemi ashtu siç sillen partitë që dëshirojnë një vend demokratik, duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Secili institucion, edhe Presidenca, ka përgjegjësitë e veta për të marrë veprime politike që do t’i kontribuonin përmbushjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese,” tha ajo.