As të martën në tentimin e tetë nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Rrjedhimisht, Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare Kuvendit s’i mori votat as kur u ngritën duart e ligjvënësve për herën e gjashtë, në këtë çështje.
Kjo temë, u komentua edhe nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushtaku-Sadriu, tha se kjo është lojë e LVV-së.
“Kjo është pafuqia e Vetëvendosjes. Kjo është ajo që me të vërtetë nuk do ta dëshironim asnjëherë. Ne do të dëshironim që për herën e parë të ishin numrat e qartë se kush e ka shumicën dhe të procedonim me themelimin e institucioneve”, deklaroi ajo në Edicionin Special në Klan Kosova.
Seanca e radhës e vazhdimit të konstituimit të Kuvendit pritet të mbahet të enjten, më 1 maj.