9.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Lushaku-Sadriu pasi rrëzohet aplikimi për anëtarësim në KiE: Kosova paguan çmimin e moskoordinimit

- Advertisement -

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas dështimit të Kosovës për shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Luhsaku-Sadriu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se diplomacia e Kosovës aktualisht është e çorientuar.

“Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Lushakut-Sadriut, pa ndërhyrje:

Kosova paguan çmimin e moskoordinimit

Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike.

Jehona Lushaku Sadriu

#QeveriaKurti

#deshtimdiplomatik

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit