-0.9 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Lushaku-Sadriu: LDK ka prioritet kombëtar arsimin

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për rëndësinë e arsimit dhe për reformat në këtë fushë.

Lushaku-Sadriu përmendi veçanërisht mësimin tërëditor, i cili zgjat orarin e shkollës dhe përfshin 16 lëndë ose aktivitete shtesë që plotësojnë kurrikulën, transmeton Klankosova.tv.

“Në gjithë programin ne arsimin e kemi shpallur një lloj prioriteti kombëtar, meqenëse konstatojmë dhe pajtohemi të gjithë që arsimi s’ka qenë përgjatë viteve të kaluara aq prioritet për investime, por as për të nisur një reformë që do të premtonte për të ardhmen”, tha ajo në emisionin “Kosova Today”.

“Në komunën e Prishtinës e kemi nisur mësimin tërëditor, për shkak se mësimi tërëditor nuk është veç një reformë, por zgjatje e orarit të mësimit dhe hyrje e 16 lëndëve ose aktiviteteve që janë plotësuese për korrikulën. Sot fëmijët tanë kanë libra shumë të rëndë dhe shumë përmbajtësore, sepse janë të dizajnuara për orar të zgjatur. Po përndryshe orari i zgjatur nuk është vetëm reformë formale, është ajo që bëjnë shtetet ndërkombëtare, praktikë ndërkombëtare, që fëmijët ta kalojnë gjatë tetë orëshit ditor një orar të plotë shkollor, me mbikëqyrje profesionale”.

Të ngjashme

Të fundit