29.5 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Lushaku-Sadriu: Kurti po hyn në histori si njeriu që po e shkatërron miqësinë më të shenjtë të popullit tonë

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka kritikuar me tone tejet të ashpra Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë se po e dëmton partneritetin historik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, pasojat tashmë janë të qarta: ndëshkime nga aleatët, izolim ndërkombëtar dhe dobësim i pozitës së Kosovës në rajon.

“Dhe pasojat janë të qarta: ndëshkime nga aleatët, izolim ndërkombëtar, dobësim i pozitës së Kosovës në rajon. Kjo është fatura që po e paguajnë qytetarët tanë vetëm pse ‘Kryeministri’ i tyre nuk kupton se Kosova pa Amerikën nuk ka të ardhme.” – shkroi Lushaku-Sadriu ndër të tjera.

Deputetja rikujtoi rolin vendimtar të ShBA-së në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. “Pa SHBA, nuk do të kishte pavarësi. Pa SHBA, nuk do të kishte njohje ndërkombëtare. Sot, ai partner që na qëndroi pranë në ditët më të vështira po dëgjon nga ‘Kryeministri’ i Kosovës për veprime të papërgjegjshme dhe fjalë fyese.”

Ajo paralajmëroi se kushdo që rrezikon këtë miqësi, “rrezikon ekzistencën e vetë shtetit.”

Të ngjashme

Të fundit