![Lushaku-Sadriu: Kosova nën qeverisjen e Kurtit, me sanksione, e pa marrëveshje ndërkombëtare Lushaku-Sadriu: Kosova nën qeverisjen e Kurtit, me sanksione, e pa marrëveshje ndërkombëtare](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Jehona-Lushaku-e1669833020200.jpg)
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kosova nën qeverisjen e Kurtit, është me sanksione dhe pa marrëveshje ndërkombëtare.
Lushaku-Sadriu ka thënë se e vërteta është që LDK ka votuar për marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndër të tjera ajo ka shkruar se “tendenca e pushtetit për të përgjithësuar e portretizuar opozitën si një, është tendencë për mashtrim dhe e pavërtetë.”
Postimi i plotë:
Kosova nën qeverisjen e Kurtit, me SANKSIONE, e pa marrëveshje ndërkombëtare!
Tendenca e pushtetit për të përgjithësuar e portretizuar opozitën si një, është tendencë për mashtrim dhe e pavërtetë.
E vërteta është kjo: LDK voton marrëveshjet ndërkombëtare!
Por, votimi jonë i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk e amniston këtë qeveri nga dështimet serike në politikën e jashtme dhe dëmin e pozicionit ndërkombëtar. Kosova si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit është nën sanksione! Prandaj sot ai provon me propagandë të hudhë sërish hi mbi sytë e qytetarëve.
Ftoj të gjitha mediet që të informojnë publikun saktë dhe qartë e të mos bëhen pjesë e këtij pushteti.