17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka

- Advertisement -

Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të mospajtimeve politike. PDK, LDK dhe AAK e akuzojnë LVV-në për tentim të blerjes së kohës për pazare politike dhe kërkojnë dorëheqjen përfundimtare të anëtarëve të kabinetit qeverisës. Kryeministri në detyrë Kurti e kundërshton këtë kërkesë, duke thënë se Qeveria është në dorëheqje që nga marsi.

Seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.

Në këtë kontekst, deputetja e LDK-së, Jeona Lushaku-Sadriu, ka theksuar se partia e saj do të respektojë të gjitha aktet ligjore, përfshirë Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë.

Lushaku-Sadriu ka shtuar se nuk ka hapësirë për negociata apo kompromise mbi shkeljen e Kushtetutës dhe se LDK-ja do të qëndrojë e vendosur në kërkesën për dorëheqjet e kërkuara.

“Ne si parti kem vendosur, që absolutisht t’i respektojmë të gjitha aktet ligjore. Duke përfshirë edhe Kushtetutën edhe ligjet, pavarësisht në çfarë ligji janë aprovuar, duke përfshirë edhe ligjin për Qeverinë. Dhe nuk mendojmë se ka hapësirë për negocim dhe kompromise për këtë… i bëjmë thirrje edhe një herë anëtarëve të ekzekutiv të bëjë këtë gjë (të dorëhiqen), ashtu siç është me aktet juridike dhe ne e miratojmë. Por kompromise dhe negociata për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka”, ka thënë Lushaku-Sadriu në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit