Lushaku-Sadriu i reagon Haradinajt: Komunikimi politik duhet të jetë me maturi e respekt

Ky i fundit tha se nuk do të takohet me Lumir Abdixhikun, për të dëgjuar rreth bisedave të tij me Kurtin.

Postimi:

Kërkesa e Kryetarit të LDK-së, z. Abdixhiku, për takim dhe diskutim me z. Haradinaj ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.

Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak.

Besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike

Të ngjashme

Të fundit