Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas një videoje të postuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo e ka quajtur këtë parti “Lëvizja Video-Vendosëse”, duke e quajtur LVV-në “shtëpi propaganduese”.
“Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin se përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa pikë transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionëshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra” ka thënë mes të tjerash Lushaku-Sadriu.
Ajo madje tha se LVV nuk po din të qeverisë me 51 për qind të votesve.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Lëvizja VIDEO-VENDOSËSE
Shtëpia propaganduese LVV paska vazhduar me sulme ndaj lidershipit të LDK-së duke fabrikuar dobët. Ju jeni veq populista të paaftë, e të dëmshëm për Kosovën. Këtë po e vuajnë qytetarët, s’kanë nevojë për video nga ju. Videot s’hahen!
Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin se përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa pikë transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionëshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra.
Kjo është qeverisja juaj!
Me 51% s’dini me qeverisë!
Mashtruesë!