29.1 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Lushaku-Sadriu akuzon ministrin Çeku për keqpërdorim të subvencioneve: Kosova nuk është bankë e VV-së

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj ndarjes së fondeve nga Ministria e Kulturës, duke e quajtur këtë veprim një abuzim elektoral me paranë publike.

Sipas saj, ministri Hajrulla Çeku, të cilin ajo e cilëson si të paligjshëm dhe pa legjitimitet, ka ndarë 4 milionë euro subvencione për tri vitet e ardhshme përkatësisht për vitet 2025, 2026 dhe 2027, ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve.

“Imagjinoni, një ministër i përkohshëm po merr vendime për tri vitet e ardhshme!” – shkruan Lushaku-Sadriu.

Deputetja e LDK-së vlerëson se procesi i subvencioneve ka qenë i manipuluar dhe i paqëndrueshëm, me lista që ndryshojnë vazhdimisht.

“Listat e subvencioneve janë kthyer në lojë mashtruese: një ditë publikohen, ditën tjetër fshihen, pastaj dalin me ndryshime. Organizata që figuron dy herë, shuma që ndryshojnë, e në fund shtohen edhe 38 organizata brenda natës!”

Sipas saj, qëllimi i ndarjes së këtyre fondeve nuk është përkrahja për kulturën, por përfitimi elektoral.

“Kjo nuk është përkrahje për kulturën, por abuzim elektoral me paranë publike! Kjo nuk është transparencë, por manipulim i pistë për vota. Kosova nuk është bankë e VV-së!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu./IndeksOnline/

Të ngjashme

Të fundit