Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga familjarët e pushtetarëve të Vetëvendosje për të fituar tenderë.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se kur bizneset po mbyllen nga kostoja e lartë e rrymës, vëllezërit e pushtetarëve hyjnë në treg për përfitime familjare.
“A e patë, që vllau i këshilltarit të Kurtit paska hyrë në biznes për shitblerje të energjisë elektrike?! Plus, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie i kishte dëshiruar ‘fat vëllait!’“.
“Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për qytetarë!! Kjo është kapje flagrante e shtetit me duar të familjarëve të pushtetarëve! Fat familjarëve!”, ka thënë Lushaku-Sadriu.