Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se tash e një vit institucionet e Prishtinës po funksionojnë me borxhe, pasi sipas saj ekzekutivi nuk ia ka ndarë kryeqytetit buxhetin vetanak.
Ajo ka theksuar se qytetarët po e paguajnë çmimin e “bllokadës” dhe të “kryeneçësisë politike”, duke apeluar që vendimmarrja të kthehet te arsyeja dhe politika e mençur “për të mirën e fëmijëve dhe të shtetit”, para se siç ka paralajmëruar Kosova të rrezikojë “kapitullimin politik”.






