Jehona Lushaku-Sadriu, është deklaruar pas mbledhjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku shumica e anëtarëve e kësaj partie s’e pranuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK’së.
Ajo ka thënë se Abdixhiku ka paraqitur dy deklarata politike ku parashihe refromimi i brendshëm i partisë, si dhe, qëndrimet e kësaj partie për zhvillimet në vend, të cilat janë miratuar ka thënë ajo.
‘’Kryetari i LDK, Abdixhiku, për herë të parë e ka provuar votëbesimin si rezultat i rezultatit të zgjedhjeve, dhe me shumicë votash është konfirmuar si kryetar i LDK sërish. Ajo i ka paraqitur edhe dy deklarata politike, një që parasheh reformimin e brendshëm të partisë, dhe një që paraqet qëndrimet e partisë për zhvillimet politike në vend dhe të dyja janë miratuar me shumicë votash në kuvend’’, ka deklaruar ajo.
Ajo ka shtuar se ‘’rruga përpara është e qartë’’, ku Abdixhiku është përgjegjës për ta riformuar LDK’në.
‘’Rruga përpara është e qartë, kryetari Adbxihiku është përgjegjës për ta reformuar LDK për të ndërtuar një strukturë që do të rifmorojë degët, nëndegët, kryesinë dhe gjithë strukturën partiakë për të dhënë rezultate të tjera. Ne e kemi miratuar një deklaratë që ka të bëjë me ristrukturimin ku i kemi miratuar disa parime, ku për shembull personalitete të ndryshme nuk mund të mbajnë dy poste njëkohësisht’’, ka thënë ajo






