12.2 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Lushaku: Kuvendi duhet të jetë shembulli i demokracisë e deputetët garantët e kushtetutshmërisë

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, kujtoi se, duke duke respektuar Kushtetutën, Ligjet në fuqi dhe Parimin e ndarjes së pushtetit, ajo kishte dhënë dorëheqje nga posti ekzekutiv i Nënkryetares së Komunës së Prishtinës.

Ajo shkroi se në rastin e Kuvendit, ku ministrat e qeverisë në largim tentuan të marrin postet e deputetëve duke qëndruar njëkohësisht në krye të ekezekutivit, duhet të jepet “shembulli i demokracisë e deputetët garantët e kushtetutshmërisë.”

Postimi i plotë:

Kur flasim për dorëheqjen si obligim kushtetues dhe akt etik, unë kam dhënë dorëheqje para certifikimit nga posti ekzekutiv i Nënkryetares së Komunës së Prishtinës.

Këtë vendim e kam marrë për të respektuar Kushtetutën, Ligjet në fuqi dhe Parimin e ndarjes së pushtetit.

Kuvendi duhet të jetë shembulli i demokracisë e deputetët garantët e kushtetutshmërisë.

Të ngjashme

Të fundit