23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Lushaku: Kurti s’dëshiron ta dorëzojë ekzekutivin, problem i madh të udhëhiqesh nga një njeri që s’e njeh as Kushtetutën

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka kritikuar kryeministrin për, siç tha ajo, refuzimin për të dorëzuar ekzekutivin, edhe pse, sipas saj, kjo është e përcaktuar me ligj dhe e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

“Kemi ligje që e specifikojnë dorëheqjen e ekzekutivit. Detyrat tona i kemi përfunduar – ajo tashmë është pjesë e gjyqësorit. I kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që dëshmojnë se kjo qeveri nuk po respekton obligimet e veta,” tha Lushtaku.

Ajo akuzoi kryeministrin për mungesë respekti ndaj rendit kushtetues dhe mungesë gatishmërie për t’iu përgjigjur institucioneve të drejtësisë.

“Ai nuk dëshiron ta dorëzojë ekzekutivin. Ky është problem shumë i madh kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron t’i përgjigjet Kushtetutës. Nuk e kupton parimin bazik të demokracisë,” shtoi ajo.

Në lidhje me votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit, Lushtaku theksoi se në emër të transparencës, çdo deputet ka të drejtë të vendosë vetë.

“Në emër të transparencës, secili deputet është i lirë të votojë,” përfundoi deputetja e LDK-së.

Të ngjashme

Të fundit