Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ia ka kthyer Kurtit, i cili tha se ‘opozita s’po duan të kenë shtëpi, sepse Kuvendi është shtëpia e tyre, që ata nuk po e duan:. Lushaku fillimisht ka qartësuar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk ka opozitë duke e pyetur Kurtin se kuj po i referohet si opozitë.
Pastaj, ajo ia ka kujtuar Kurtit se si ai vet e gjuante “shtëpinë”, sipas saj me molotov, derisa tash e ka uzurpuar.
E plotë:
Deputeti Kurti i paska quajtur nomadë deputetët e opozitës.
Po kush është opozita, deputet Kurti? A mos po flet për veten?
Deputetët kanë shtëpi, atë shtëpi që ti dikur e gjuaje me molotov, atë shtëpi që sot po përpiqesh ta uzurposh, duke tentuar të imponosh vullnetin përmes shkeljes së procedurave dhe cenimit të demokracisë.
Është koha, deputet Kurti, ta kuptosh edhe ti se Kuvendi është shtëpia jonë dhe nuk duhet të sulmohet as me fyerje, as me molotov e as me përpjekje për imponim vullneti.
Meqë nuk po mundesh, është koha të lëshosh rrugë.