37.3 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Lushaku e LDK-së: Testi i Maturës e ka humbur kuptimin, MASHT po e menaxhon dobët tash e disa vite

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka thënë se testi i maturës e ka humbur kuptimin tash e disa vite pëer shkak të menaxhimit të dobët nga Ministria e Arsimit.

Në një shkrim në Facebook, pasi 20 mijë nxënës iu nënshtruan këtij testi, Lushaku tha se manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë atë të pavlefshëm.

“Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet. Dhe kjo situatë po përsëritet çdo vit!

Ministrja e Arsimit në detyrë duhet të jep përgjegjësi! Nën udhëheqjen e saj ky Test është kthyer në një proces të turpshëm, ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi. Ajo dhe stafi i saj duhet të tregojnë se pse nuk janë marrë masa për menaxhim të sigurt teknik? Pse nuk është garantuar mbikëqyrja dhe menaxhimi i pyetjeve në formë të sigurt? Pse po hesht, ndërsa testet qarkulluan në rrjete sociale? Heshtja e MASHTI-t është fajësi!” – ka thënë ajo.

Sipas Lushakut, sot nxënësit “e ndershëm” janë në ankth, prindërit të zhgënyer e mësuesit pa zë.

“Sot, nxënësit e ndershëm janë në ankth. Prindërit janë të zhgënjyer. Mësuesit pa zë. Dhe shteti po heshtë e po i lë fëmijët në dorë të fatit.

Fëmijët tanë meritojnë arsim që shpërblen DIJEN, e jo mashtrimin” – ka shkruar ajo

Të ngjashme

Të fundit