16 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

“Lumiri kryeministër, Kurti president, Krasniqi kryetar i Kuvendit”, Kelmendi flet për një rilindje politike

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar për një rilindje të cilën e ka quajtur politike, e cila sipas tij, do ta stabilizonte Kosovën.

Postimi i plotë:

Rilindja politike që do ta stabilizonte Kosovën, tash kur po shihet se Albin Kurti ka respekt për Lumir Abdixhikun dhe LDK-në e sheh si faktor për ecjen përpara të shtetit:

– Lumir Abdixhiku – Kryeministër i Qeverisë

– Albin Kurti – President i Kosovës

– Memli Krasniqi – Kryetar i Kuvendit, Bedri Hamza zv. kryeministër dhe ministër i Financave

Kësaj duhet t’i paraprinte një marrëveshje e gjerë politike e partive kryesore në vend për heqjen e sanksioneve të BE-së, thyerjen e bllokadës ndërkombëtare ndaj Kosovës, zhvillim të hovshëm ekonomik, përmbyllje e dialogut me Serbinë, përparim në proceset euroatlantike, qasje serioze ndaj procesit ne Hagë etj.

Secila votë e popullit është e vlefshme. Kështu do të respektohej vullneti i votuesve dhe zhvillimi i vendit.

Të ngjashme

Të fundit