13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Lumiri i kundëpërgjigjet Kurtit për “jo servilizëm ndaj ShBA-së”: Ky po përballet me aleatët, e ka ndal intergrimin euro-atlantik

- Advertisement -

Në atë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë si janë për shkak se “ato nuk mund të shkëlqejnë me serviliziëm si më parë” reagim ka pasur Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke e interpretuar në atë që Kurti “po përballet me aleatët”.

“Nuk është mirë të ketë servilizëm. Servili nuk është i denjë për asgjë. Servilimi është poshtërim. Por, ka dallim substancial në arritjen e qëllimeve të vendit. Unë kam tendencë t’i bind aleatët, jo të bëjë serviliziëm. Ky ka qëllim të përballet me aleatët”, tha ai në Pressing të T7.

“Me republikanët i kishte të rënduar raportet. Me administratën Biden që është më e lidhura me Kosovën, ka relacionet më të ulta historike, sipas vetë tyre. Escobar na tha që këto janë relacionet më të ulëta. Pa pardon. Në historinë e relacioneve”, tha ai.

“Kosova s’ka nevojë për një kryeministër që përballet me ShBA-në. Cila do të jetë e ardhmja e këtij vendi? Do të vijë një administratë tjetër. Ajo çfarë po bën Kurti është ndalimi i rrugëtimit euro-atlantik. Kjo politikë ka thënë që ne s’duam integrim euroatlantuik. S’duam integrim sepse jemi vend sovrna. Nuk e thotë por veprimet i ka ashtu”, shtoi Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit